S4MM ka hyrë fuqishëm në tregun muzikor shqiptar duke publikuar disa këngë mjaft të pëlqyera nga fansat e tij.
Në ndërkohë, reperi nga Tetova ka paralajmëruar projektin e ri muzikor që pritet ta sjellë në një të ardhme të afërt.
Njoftimin e ka bërë vet S4MM përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Diçka e re është duke ardhur”, ka shkruar Samiri në postimin e tij.
“Medelina” ishte kënga me të cilën S4MM shpërtheu në skenën e hip-hopit shqiptar.
Më pas, ai solli disa projekte tjera të suksesshme, por edhe bashkëpunime të pëlqyera.
Dueti me Noizyn, “La Familia”, është një prej bashkëpunimeve të fundit që është lansuar në muajin korrik. /Telegrafi/