Rep-artisti shqiptar, S4MM, vazhdon të jetë njëri ndër më të pëlqyerit në zhanrin hip-hop.
Ai është aktiv në rrjete sociale, ku informon fansat e tij më të rejat nga jeta personale dhe nga ajo profesionale.
Me po të njëjtin ritëm ai vazhdon edhe me projektet muzikore, të cilat kanë qenë të shpeshta kohëve të fundit.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, reperi me prejardhje nga Tetova, ka paralajmëruar këngën e re.
“Ma Cherie” titullohet projekti i cili do të publikohet ditën e mërkurë, gjatë orës 16:00.
Kujtojmë se “A8” mban titullin kënga e tij e fundit, që deri më tani ka grumbulluar mbi një milion klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/