Telegrafi

S4MM paralajmëron bashkëpunim me një artist të ri

S4MM (Foto: Instagram/samirs4m)

Rep-artisti i njohur me prejardhje nga Tetova, S4MM, është tejet i dashur për publikun e gjerë.

Që nga paraqitja e tij e parë, ai ka dëshmuar se ka talent për zhanrin e tij, ndërsa deri më tani ka grumbulluar mijëra fansa.

Përpos bashkëpunimeve të tij me emra të njohur të estradës shqiptare, reperi ka vendosur të bëjë diçka më ndryshe.

(Foto: Instagram)

Në një postim në rrjetin social Instagram, S4MM ka trguar se dëshiron të bëjë duet me një artist të ri.

“Dëshiroj të bëjë një bashkëpunim me një artist të ri, me kë mendoni ta bëjë”, ka shkruar ai në përshkrimin e imazhit.

(Foto: Instagram)

Theksojmë se “Puerto Rico” është hiti i tij i fundit, që erdhi në bashkëpunim me reperin Noizy. /Telegrafi/