Telegrafi

S4MM njofton këngën e re “Tradhtare”

Foto: Instagram

Reperi nga Tetova, S4MM, duket se do të fillojë një vit të mbarë sa i përket karrierës profesionale.

Ai përmes rrjeteve sociale ka njoftuar fansat se është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

Megjithëse projekti duket se do të lansohet së shpejti, 26 vjeçari nuk ka bërë akoma ndonjë datë zyrtare të publikimit.

Në postimin e ndarë në llogarinë personale, Instagram, Samir Selimi (emri i vërtetë) zbulon se projekti titullohet “Tradhtare”.

“Tradhtare”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë referuar këngës së re.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Reagimet e fansave ishin të menjëhershme, duke pyetur reperin se ‘kur do të lansohet?’.

S4MM në anën tjetër në natën e Vitit të Ri solli këngën e re “Showtime”, në bashkëpunim me reperin Fajt.

Bashkëpunimi për pak ditë grumbulloi afro 400 mijë klikime në YouTube. /Telegrafi/