Rep-artisti nga Tetova, S4MM, vazhdon të jetë i pëlqyer nga audienca për zhanrin muzikor që interpreton.
Që nga paraqitja e tij e parë, reperi ka dëshmuar se ka talent, ndërsa ka grumbulluar mijëra fansa që e mbështesin.
Edhe gjatë kësaj periudhe ai ka qenë aktiv sa i përket prurjeve të reja, të cilat u pëlqyen në masë të madhe.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, S4MM, ka bërë të ditur se është duke punuar në këngën e re.
Ai ka ndarë disa imazhe nga një studio muzikore, ndërsa shihet se projekti i tij është duke u përfunduar.
Theksojmë se “Puerto Rico” është hiti i tij i fundit, që erdhi në bashkëpunim me artistin shqiptar, Noizy. /Telegrafi/