Samir Selimi apo siç njihet për publikun S4MM viteve të fundit ka qenë më i distancuar nga muzika e po ashtu edhe nga shtypi rozë.
Ai ka qenë më pak i angazhuar, ndonëse në të rrallë ka befasuar me disa postime.
Këngëtari nga Maqedonia kësaj radhe mori vëmendjen e të gjithëve me një shkrim të ndarë në Instagram.
I njëjti publikoi një imazh me një makinë luksoze, ku ka shkruar: “Kush është besëpreri më i madh në shqiptari?”.
Se për kë e kishte fjalën nuk ka zbuluar më shumë, ndonëse mund të ketë bërë një lidhje me ngjarjet e fundit në estradë.
Reperi i njohur u rikthye me këngën e tij të radhës që pritet të ketë suksesin e merituar.
Veç kësaj, ka filluar të jetë aktiv edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/