Telegrafi

S4MM falënderon fansat pas suksesit të “1 gur 2 plluma”

S4MM (Foto: YouTube/S4MM)

Kënga e re e S4MM, “1 gur, 2 plluma”, ka arritur sukses të madh në ditët e para pas publikimit.

Akoma pa kaluar 48 orë nga lansimi i videos muzikore të këtij projekti, klipi është shikuar mbi një milion herë në YouTube.

Natyrisht se këtij suksesi i është gëzuar reperi nga Tetova, i cili përmes rrjeteve sociale i ka falënderuar fansat e tij.

Lexo po ashtu Lajmet për S4MM

“Një milion! Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Samiri në Instagram, ndërsa postimin e ka shoqëruar me një fragment nga videoklipi.

Theksojmë se kënga e re është etiketuar si ‘diss’ ndaj disa prej kolegëve, të cilët më herët i kanë bërë ‘diss’ reperit.

Ditë më parë, ai ka bërë disa sqarime në rrjetet sociale lidhur me vendimin e tij për realizimin e këtij projekti.

“Ja dhurata ime, edhe pse nuk kam dashur të merrem me gjëra të këtilla, por vetëm pse më keni sharë për asnjë arsye mua personalisht. D.m.th e kam pasur të domosdoshme që t’jua kthej… P.S. Ju tjerët mos pritni diçka se nuk ndodh. Fundi i kësaj teme”, ka shkruar ndër të tjera S4MM. /Telegrafi/