Rep-artistët S4MM dhe Fero, kanë qenë pre e sulmeve kibernetike, pasi iu është hakuar Instagrami nga persona të panjohur.
I pari që ra pre e këtyre sulmeve ishte reperi Fero, të cilit i publikuan një video teksa ai kërkonte që t’ia rikthejnë profilin e Instagramit.
Nuk shkoi shumë, në ditët në vijim atij i publikuan edhe një fotografi provokuese të dashurës së tij, Arbenita Ismajli.
Ditën e djeshme (e hënë), S4MM ishte artisti i dytë të cilit ia kishin vjedhur profilin e po të njëjtit rrjet social. Ndryshe nga Fero, këtij të fundit i publikuan biseda private me të dashurën e tij dhe larguan të gjitha fotografitë e reperit.
Në një fotografi të publikuar në ‘Instastory’, reperi nga Maqedonia ka treguar se tashmë ka rikthyer rrjetin social pasi kishte ndërmarrë disa hapa.
“Kanë mendu që mund të shyten me babain, shumë thjeshtë, ua dërgova pasaportën Instagramit dhe ma rikthyen brenda 24 orëve”, ka shkruar S4MM në mbishkrimin e fotografisë.
Një gjë të tillë duket se e ka bërë edhe reperi Fero, pasi profili i tij gjendet sikurse në gjendje të mëparme. /Telegrafi/