Telegrafi

S4MM anulon koncertin në Strugë për shkak të aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut

Reperi i njohur nga Tetova, S4MM, ka anuluar një nga koncertet e tij të fundit për shkak të aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari.

Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, ai thekson se ka anuluar koncertin në Strugë meqë mëngjesin e djeshëm në aksidentin në Bullgari humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

Në mesin e viktimave siç u raportua në autobusin që po kthehej nga Turqia ishin edhe 12 fëmijë.

S4MM (Foto: Instagram)

“Për shkak rastit të ndodhur anulohet koncerti me datë 27.11 në Strugë”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu “Turp”, Besa Kokëdhima reagon pasi Shqipëria nuk shpalli ditë zie për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Ky koncert i Samir Selimit (emri i vërtetë) theksojmë se ishte paraparë të mbahej më 27 nëntor.

Aksidenti tragjik në Bullgari

Për rastin e rëndë, sot është shpallur ditë zie shtetërore në Kosovë, Bullgari e Maqedoninë e Veriut.

Shkaqet e aksidentit kanë mbetur akoma të paqarta, por që kanë nisur hetimet. /Telegrafi/

Aksidenti tragjik në Bullgari