Telegrafi

Rzon dhe Capital T publikojnë këngën e re “Xheloze”

Foto: Screenshot/YouTube

Rzon dhe Capital T kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Producenti i njohur dhe rap-artisti shqiptar kanë publikuar ditën e sotme (e premte) bashkëpunimin e tyre të quajtur “Xheloze”.

Teksti është shkruar nga Trim Ademi (emri i vërtetë), gjersa për producimin u kujdes Rrezon Alidema (emri i plotë).

Foto: Screenshot/YouTube

Ky projekt ndërkohë është kompletuar edhe nga ana vizuale me video të Propaganda.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Besohet që kënga do të pritet mirë nga publiku marrë parasysh famën që artistët gëzojnë.

Foto: Screenshot/YouTube

Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Rzon.

Producenti këtë kohë solli edhe disa projekte të tjera, një duet me Marinin dhe një me Ledri Vulën. /Telegrafi/