Këngëtarja e njohur Ryva Kajtazi, ditë më parë publikoi projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me Shqipri Kelmendi.
“Thyhet zemra” titullohet kënga e tyre e re, e cila u prit shumë mirë nga fansat.
Vetëm pak ditë pasi publikoi klipin, Ryva ka vendosur t’i japë vetes disa të mira pushimi së bashku me familjen e saj.
Ajo ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi, ku shfaqet në bregdet, bashkë me vajzën e saj të vogël, Dorela.
Këngëtarja Kajtazi ka treguar se këto janë pushimet e para për vajzën e saj.
Në imazhet e publikuara, Ryva shfaqet mjaft atraktive në bikini teksa vë në pah linjat trupore.
Vitin e kaluar ajo është bërë nënë për herë të parë, ndërsa ka arritur që pas lindjes të rikthejë format trupore si më parë.
Në një prononcim për Telegrafin, ditë më parë këngëtarja tregoi se do të jetë e angazhuar gjatë verës në koncerte e dasma të ndryshme.
“Do të jem aktive gjithsesi. Në planet e mia të afërta është edhe një këngë me klip solo, pastaj jemi në prag të sezonës verore, ku do të jem shumë e angazhuar në dasma”, ka thënë Ryva. /Telegrafi/