Një kolonel rus i cili është përgjegjës për mobilizimin e trupave ruse, është vënë në arrest shtëpiak pas pretendimeve se kishte kërkuar një rrobalarëse si ryshfet nga një oficer, raporton e përditshmja ruse Kommersant.
Koloneli Ivan Mertvishchev u kap nga autoritetet pasi i kishte kërkuar një rrobalarëse një eprori ushtarak në Moskë, në këmbim të nënshkrimit në dokumente, ku thuhet se kalon pa problem inspektimin e detajuar, transmeton Telegrafi.
Koloneli kishte kërkuar një rrobalarëse që kap vlerën e 70 mijë rublave (1.000 dollarë). Aty menjëherë u njoftuan autoritetet e FSB-së ruse.
FSB-ja e arrestoi menjëherë, ndërsa nga gjykata kanë bërë të ditur se akuzohet për ryshfet, kurse për dy muaj do të jetë nën arrest shtëpiak.
Kjo nuk është hera e parë që raportohet për mungesë disipline në ushtrinë ruse, kurse mitmarrja te forcat e Putinit nuk është diçka e re.
Më herët ishte raportuar se kishin kërkuar të holla nga persona të caktuar, me qëllim që të mos i futin në listën e të mobilizuarve. /Telegrafi/