Nuk mjafton vetëm mbështetja e OKB-së që problemi mes Maqedonisë e Greqisë të zgjidhet, vlerëson ish-ambasadori, Nano Ruzhin. Ruzhin thekson nevojën për ndërmjetësim nga ana e SHBA-së dhe BE-së po dhe për shkathtësi të diplomatëve të të dy vendeve. Gjithsesi sipas tij, sado e vështirë të duket zgjidhja e çështjes, pritjet që të gjendet kompromis janë reale, njofton Alsat M.
Në qarkullim janë disa propozime që tani për tani diplomacia maqedonase nuk i merr parasysh. Tashmë është ajo që duhet të pranojë diçka. Normalisht diplomacia greke më shumë është e inspiruar nga interesat e brendshme politike dhe ajo dëshiron që sa më shumë të imponojë. Gjithsesi do të vijnë në shprehje pikërisht shkathtësitë e diplomatëve. Dhe të shohim çfarë do të ndodhë më tej. Sido që të jetë, është fakt se Maqedonia nuk mund që e vetme ta zgjidh këtë çështje, se ka nevojë për mbështetje më të fuqishme jo vetëm nga OKB-ja siç ka tani, por edhe nga SHBA-të dhe BE-ja. Shpresojmë se në këtë kontekst është e mundshme të udhëhiqet ndikim i caktuar, që për shembull të lëshohet pe nga Athina për anëtarësimin në NATO, kurse për perspektivat e mëtejshme janë të mundshme hapje e negociatave të caktuara dhe eventualisht gjetja e një zgjidhjeje të përbashkët – deklaroi Nano Ruzhin, Ish ambasador i Maqedonisë në NATO. /Telegrafi/