Një artikull i publikuar më datë 30.01.2024 nga “Russia Today Balkan”, një portal me bazë në Beograd, ngre pretendime të pabazuara rreth përfshirjes së shqiptarëve të Kosovës në konfliktin në Ukrainë.
Titulli provokativ, “A po dërgojnë britanikët shqiptarë të Kosovës për të luftuar në Ukrainë?”, synon të përhapë koncepte të gabuara mbi aktivitetet e Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Goran Petronijeviq, avokati i cituar në artikull, sugjeron pa prova të mjaftueshme se shqiptarët e Kosovës po përgatiten për angazhim ushtarak në Ukrainë.
“Shpejt do të shihni shqiptarë të Kosovës të trajnuar në Britani të Madhe që do të paraqiten në Ukrainë,” thotë Petronijeviq, duke shtuar se ata që kthehen nga lufta do të jenë “ushtarë jashtëzakonisht të trajnuar.”
Megjithatë, kjo narrativë është larg realitetit.
Sipas zyrtarëve të mbrojtjes, Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është angazhuar për luftë në Ukrainë, por në fakt ka marrë pjesë në një program trajnimi të quajtur “Interflex”, i cili realizohet në territorin e Mbretërisë së Bashkuar.
Ky program trajnon ushtarët ukrainas dhe përfshin stërvitje ndërkombëtare ku FSK-ja kontribuon si partner, jo si pjesëmarrës në konflikt.
Programi “Interflex” shërben si një platformë për përgatitjen e ushtarëve nga Ukraina, me theks në trajnimin bazik të këmbësorisë.
Gjashtë instruktorë nga Kosova janë pjesë e ekipit që ofron ekspertizën e tyre në këtë fushë. Për më tepër, FSK-ja ka ofruar trajnime për deminim dhe ka premtuar të ofrojë automjete në mbështetje të Ukrainës, siç është diskutuar në takimin e Grupit të Kontaktit.
Portali ‘Russia Today Balkan’ përdor këtë çështje për të përhapur pasaktësi dhe dezinformata, duke rritur tensionet dhe keqkuptimet në një kohë tashmë të ndërlikuar në marrëdhëniet ndërkombëtare./Telegrafi/
?????????
Last night we wished farewell to a contingent of KSF soldiers before they flew to the UK to support Operation INTERFLEX.
Kosovo has supported and demonstrated solidarity with Ukraine and the Ukrainian people since the beginning of the war.
1/2 pic.twitter.com/dMCijbmplo— UK in Kosovo ?? (@UKinKosovo) January 19, 2024