Telegrafi

Rusja që i kishte dhënë leje burrit që shërben në ushtrinë e Putinit, të përdhunojë gratë ukrainase – është futur në listat ndërkombëtare të personave të kërkuar

Gruaja e cila u filmua duke i dhënë leje bashkëshortit të saj që shërben në ushtrinë ruse që të përdhunojë gratë ukrainase gjatë pushtimit në Ukrainë, është futur në listat ndërkombëtare të personave të kërkuar.

Kjo grua që besohet të jetë Olga Bykovskaya, është futur në listat ndërkombëtare të personave të kërkuar nga autoritetet e sigurisë, transmeton Telegrafi.

Ajo po hetohet nga zbatuesit e ligjit, pasi u zbuluar se ajo i kishte dhënë leje bashkëshortit që të përdhunojë gratë ukrainase – nëse përdor mjetet kontraceptive.

Shërbimi Sekret i Ukrainës ka përgatitur dokumentacionin, në të cilin përshkruhen në detaje akuzat që rëndojnë mbi këtë grua.

Kujtojmë që një audio-incizim ishte publikuar në rrjetet sociale, që kishte arritur ta regjistroj inteligjenca ukrainase, ku ajo dëgjohet duke i dhënë leje partnerit që të kryej përdhunime në Ukrainë. /Telegrafi/