Telegrafi

Rusja merr guximin ta pengojë prezantuesen e lajmeve të televizionit që financohet nga Kremlini

Një grua pati guximin që ta pengojë prezantuesen e lajmeve të televizionit që financohet nga Kremlini – Channel One, duke u shfaqur prapa saj me një transparent në duar.

Në transparentin që është përkthyer nga gazetarët e atjeshëm, shkruan: “Ndaleni luftën. Mos i besoni propagandës. Po ju gënjejnë këtu”, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Pasojat e pushtimit rus, dikur shporta e bukës së botës - sot Ukraina “mezi arrin të ketë për vete”

Raportohet se gruaja që mbante transparentin, dikur ishte punonjëse e këtij televizioni, por pas mospajtimeve ishte shkarkuar.

Ky televizion që kontrollohet dhe financohet nga Kremlini, e ka përshkruar pushtimin rus në Ukrainë si “operacion special ushtarak”. /Telegrafi/