Telegrafi

Rusia “zotohet” se nesër do të fillojë armëpushimin, për të hapur korridoret humanitare për evakuimin e civilëve

Forcat ruse do të ndalin të shtënat duke filluar nga ora 10 e mëngjesit të mërkurës, dhe është zotuar të hap korridoret humanitare me qëllim që të evakuohen civilët nga Kievi dhe katër qytete tjera, shkruan Reuters.

Këtë e ka konfirmuar një zyrtar i lartë rus, i cili është zotuar se do të respektohet armëpushimi i përkohshëm, transmeton Telegrafi.

Megjithatë një pretendim i tillë po shihet me një dozë dyshimi nga Perëndimi, pasi edhe më parë Rusia ishte zotuar për armëpushim por që asnjëherë nuk e kishte respektuar.

Thuhet se korridoret humanitare do të hapen nga Kievi, Chernihivi, Sumy, Kharkivi dhe Mariupoli. /Telegrafi/