Telegrafi

Rusia zbut qëndrimin ndaj zgjidhjes së mundshme – bisedimet vazhdojnë gjatë ditës së nesërme thonë zyrtarët ukrainas

Rusia ka zbutur qëndrimet e saja në lidhje me një zgjidhje të mundshme me Ukrainën, ka thënë një ndihmës i lartë i presidentit të Ukrainës.

Ihor Zhokovka, një zëvendës shef i stafit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se bisedimet midis përfaqësuesve rus dhe ukrainas ishin bërë “më konstruktive”, raporton skynews.

Ai tha se Moska kishte ndryshuar tonin dhe kishte pushuar së kërkuari dorëzimin e Ukrainës – diçka për të cilën Rusia kishte këmbëngulur gjatë bisedimeve të mëparshme.

Zhokovka tha se përfaqësuesit ukrainas ndihen “paksa optimistë” pas bisedimeve të sotme, duke shtuar se do të ishte e nevojshme që të ketë takim mes Zelenskyt dhe presidentit rus, Vladimir Putin, ku mund të arrihet një përparim i madh.

 

Ndërkohë, këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale duke thënë se negociatat me zyrtarët rusë “do të vazhdojnë nesër”.

Ai tha se “sigurisht ka vend për kompromis”. “Një proces negociatash shumë i vështirë. Ka kontradikta thelbësore. Por sigurisht që ka vend për kompromis. Gjatë pushimit do të vazhdojë puna në nëngrupe”, tha ai.

Kjo pason një sërë komentesh të tjera gjatë ditëve të fundit që tregojnë se kishte njëfarë optimizmi për përparimin në negociata – ku Putin kishte konfirmuar gjatë fundjavës se kishte pasur disa “ndryshime pozitive” në bisedimet mes palëve.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar të godasë qytetet e Ukrainës, ku SHBA-ja ka njoftuar se nuk ka parë “asnjë provë” të de-përshkallëzimit së gjendjes nga udhëheqësi rus Putin. /Telegrafi/