Telegrafi

Rusia vendosi 180,000 ushtarë të rinj në Ukrainë, mes tyre një grup plot me kriminelë

Rusia ka dislokuar më shumë se 180,000 trupa në dy frontet kryesore lindore, sipas Serhiy Chervati, zëdhënës i grupit lindor të forcave të armatosura të Ukrainës.

“Më shumë se 180,000 trupa ruse janë dislokuar në zonën e përgjegjësisë së Grupit Lindor të Forcave… Fronti Liman-Kupyansk është më i gjatë, prandaj armiku po i përqendron forcat atje”, tha Chervati në një intervistë, duke shtuar se për momentin “më shumë se 120,000 ushtarë armik” janë në rrugën Liman-Kupyansk.

Ai tha se këto përfshijnë sulme ajrore dhe njësi të mekanizuara, njësi rezervë luftarake Bars, forca territoriale dhe kompani të reja sulmi Storm Z, të përbëra nga kriminelë të dënuar, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Rrëzohet një aeroplan ushtarak në Rusi

Chervati tha se janë rreth 50,000 ushtarë rusë në fushëbetejë në Bakhmut. Qytetet Liman dhe Kupyansk janë rreth 100 kilometra në veri të Bakhmutit në frontin lindor të Ukrainës.

Ndërkohë, Hanna Maliar, zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, raportoi për përplasje të shpeshta pranë Bakhmutit.

“Situata po ndryshon shumë shpejt”, tha Maliar në një postim në Telegram.

“Kontrolli mbi të njëjtat pozicione mund të humbet dhe të rifitohet dy herë në ditë”, shtoi ajo.

Lexo po ashtu Italia ngrin asetet ruse me vlerë 2 miliardë euro

Gjenerali Oleksandr Sirskiy, komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, tha: “Armiku po përpiqet të zhvendosë njësitë në drejtimet më të rrezikshme për kundërsulme në një përpjekje për të destabilizuar situatën, për të shkaktuar humbje në Ukrainë dhe për të prishur logjistikën e forcave të mbrojtjes”.

Ai shtoi se “kërcënimi i veprimeve sulmuese të armikut nga anët e Bakhmutit në drejtim të Chasiv Yar mbetet”.

Chasiv Jar është rreth 15 kilometra në perëndim të Bakhmutit. Siriskiy vuri në dukje se rusët ishin “kapur në mënyrë të dëshpëruar në pozicionet dhe fortesat e pushtuara dikur nga Wagner” duke iu referuar forcave mercenare që drejtonin ofensivën ruse rreth Bakhmutit.

“Forcat ukrainase arritën të ndalonin trupat ruse që të lëviznin brenda Bakhmutit”, tha ai. /Telegrafi/