Telegrafi

Rusia vazhdon të terrorizojë dhe vrasë civilë në Ukrainë – po shkatërron edhe infrastrukturën energjetike

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Rusia po terrorizon dhe vret civilë pas sulmeve ajrore të vazhdueshme në qytetet kryesore të martën në mëngjes.

Ai tha se një person ishte vrarë në një sulm me raketa në një ndërtesë banimi në qytetin jugor të Mykolaiv.

Detajet rreth viktimave të mundshme diku tjetër mbeten të paqarta.

“Ukraina është nën zjarr nga pushtuesit. Ata vazhdojnë të bëjnë atë që bëjnë më së miri – terrorizojnë dhe vrasin civilët”, citohet të ketë thënë Zelensky.

“Shteti terrorist nuk do të ndryshojë asgjë për veten e tij me veprime të tilla. Ai vetëm do të konfirmojë thelbin e tij shkatërrues dhe vrasës, për të cilin sigurisht do të mbajë përgjegjësi”.

Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, sulmet kanë goditur sot Kiev, Dnipro, Kharkiv, Zhytomyr dhe Mykolaiv.

Këto duket se kanë shënjestruar kryesisht infrastrukturën energjetike, me kryebashkiakun e Kievit që tha se objektet “kritike” u goditën të martën në mëngjes. /Telegrafi/