Lajmi i publikuar sot nga mediat ruse se Mbreti Charles III ka vdekur, krijoi një lloj hutie në fillim, shkruan The Guardian.
Në fillim askush nuk kishte kohë të kontrolloj nëse ishte i vërtetë apo të merret me detajet, por në fund u konstatua se burimin e kishte nga mediat ruse që merren ekskluzivisht me dezinformim, transmeton Telegrafi.
Thashethemi është shpërndarë madje edhe në kanalin Vedomosti të Telegramit, që dikur konsiderohej si gazetë e respektuar në Rusi.
‼️Сообщения о смерти Короля Великобритании Карла III – фейк! pic.twitter.com/e9dHgXInV6
— UKinRussia🇬🇧🇷🇺 (@ukinrussia) March 18, 2024
Madje shfaqet fotografia e Charles në një ceremoni i veshur me rroba ushtarake, dhe me mbishkrimin: “Mbreti Charles III ka vdekur”.
Ky lajm u përhap nëpër ueb-faqet dhe televizionet ruse, përfshirë Readovka, kanal pro-Kremlin në Telegram që ka mbi 2.3 abonues.
Në anën tjetër nuk kishte ndonjë njoftim nga BBC apo deklaratë publike nga pallati mbretëror.
🇬🇧 We would like to inform you that the news about the death of King Charles III is fake. pic.twitter.com/Ilg2GZn0mo
— UK in Ukraine 🇬🇧🇺🇦 (@UKinUkraine) March 18, 2024
Por Readovka kishte një dokument me prejardhje të panjohur që ishte postuar përkrah fotografisë së Mbretit.
“Mbreti ka ndërruar jetë papritmas dje në mbrëmje”, thuhej në lajmin e postuar sot dhe nuk kishte ndonjë informacion shtesë. /Telegrafi/