Javë më parë Britania e Madhe akuzoi Rusinë se ka pasur gisht në helmimin me agjent nervor ndaj ish-spiunin rus Sergei Skripal në Londër, deklaratë kjo që nervozoi Kremlinin zyrtar.
Kështu Moska ka filluar të zgjeroj listën e vendeve perëndimore të cilave po ua dëbon diplomatët që shërbenin në Rusi, e në veçanti ndaj Britanisë së Madhe për të cilën thotë se numri i diplomatëve të tyre të dëbuar është duke u rritur, transmeton Telegrafi.
Por, në shenjë solidariteti ndaj Britanisë së Madhe, SHBA-të dhe shumë vende tjera të Evropës, dëbuan diplomatët rusë.
Njëjtë ka vepruar edhe Rusia që dëboi me numër të njëjtë (60) diplomatët amerikanë, si dhe mbylli konsullatën e SHBA-ve në Shën Petersburg.
Imazhet e publikuara më poshtë tregojnë se si diplomatët amerikanë dhe ata të vendeve tjera të Evropës po largohen nga Moska. /Telegrafi/