Site icon Telegrafi

Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë deklaroi se të gjitha kushtet e Vladimir Putinit për paqe duhet të plotësohen, nëse SHBA-ja dëshiron t’i jap fund luftës në Ukrainë.

Duke i bërë jehonë një marrëveshje të mundshme paqeje, Sergei Ryabkov – i cili mbikëqyr marrëdhëniet me SHBA-në dhe kontrollin e armëve – tha se kushtet e parashtruara nga lideri rus në qershor të vitit të kaluar duhet të përmbushen nëse do të zhvillohen negociata, shkruan skynews.

Bëhet e ditur se ato kushte janë:

Ukraina duhet të heqë dorë nga ambiciet e saj në NATO;

Ukraina duhet të tërheqë trupat e saj nga i gjithë territori i katër rajoneve ukrainase të kontrolluara kryesisht nga Rusia.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump në fundjavë njoftoi se është bërë “progres” në bisedimet për t’i dhënë fund luftës.

Ai u tha gazetarëve se kishte folur me presidentin rus, biseda e parë e pranuar zyrtarisht midis Putinit dhe një presidenti amerikan në rreth tre vjet. /Telegrafi/

Exit mobile version