Telegrafi

Rusia thotë se sulmi në portin ukrainas goditi caqet ushtarake

Ilustrim

Zyrtarët e ministrisë ruse të mbrojtjes këmbëngulën të dielën se një sulm ajror në portin e Odesës – më pak se një ditë pasi Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje për rifillimin e dërgesave të drithërave nga atje – kishte goditur vetëm objektive ushtarake.

“Në portin detar në qytetin e Odesës, në territorin e një kantieri detar, raketa me precizion të lartë me rreze të gjatë veprimi me bazë deti shkatërroi një anije luftarake ukrainase të ankoruar dhe një magazinë me raketa kundër anijeve Harpoon”, tha zëdhënësi i ministrisë Igor Konashenkov.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi në fjalimin e tij se sulmi në Odesa “shkatërroi mundësinë e vetme” për dialog me Rusinë, transmeton Telegrafi.

Ushtria ukrainase tha të shtunën se Moska kishte sulmuar portin detar të Odesës me katër raketa lundrimi, dy prej të cilave ishin rrëzuar nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.

Zëdhënësja e komandës Nataliya Humenyuk tha se nuk u godit asnjë objekt i magazinimit të drithërave.

Ministri i mbrojtjes i Turqisë megjithatë, tha se kishte pasur raporte nga autoritetet ukrainase se një raketë goditi një kullë silosi të drithërave, derisa një tjetër zbarkoi aty pranë, megjithëse asnjëra nuk ndikoi në ngarkimin në portet e Odesës. /Telegrafi/