Telegrafi

Rusia thotë se është në ‘konfrontim të drejtpërdrejtë’ me NATO-n

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pretendon se marrëdhëniet mes Rusisë dhe NATO kanë rënë në nivelin e konfrontimit të drejtpërdrejtë.

Ai pretendon se disa vende të NATO-s janë përfshirë në luftën në Ukrainë, dhe se aleanca ushtarake po zgjeron infrastrukturën e saj ushtarake në drejtim të kufijve të Rusisë, transmeton Telegrafi.

“Në fakt, NATO vazhdon të demonstrojë thelbin e saj, sepse NATO u parashikua si një aleancë, e konfiguruar, krijuar dhe menaxhuar nga Shtetet e Bashkuara si një instrument konfrontimi, kryesisht në kontinentin evropian”, tha Peskov.

NATO shënon sot 75 vjetorin e saj, me ministrat e Jashtëm që takohen për të diskutuar mbështetjen afatgjatë për Ukrainën.

Aleanca thotë se është përpjekur të shmangë konfrontimin e drejtpërdrejtë me Rusinë, e këtë mëngjes Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron përjashtoi mundësinë e vendosjes së trupave në terren në Ukrainë. /Telegrafi/