Site icon Telegrafi

Rusia tërheq pajisjet ushtarake nga depoja në Krime

Trupat ruse duket se po zbrazin një depo ushtarake në veri të Krimesë.

Kështu tregojnë imazhet e reja satelitore të shpërndara nga një analist i politikës së jashtme.

Brady Africk nga Instituti Amerikan i Ndërmarrjeve, tha se kjo tërheqje e pajisjeve duket se ka ndodhur midis 11 shkurtit dhe 16 marsit.

Lexo po ashtu Ish-komandanti i Wagner është arrestuar në Suedi

Imazhet fillimisht janë siguruar nga Maxar Technologies, të cilat janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Theksojmë se shteti rus e ka pushtuar Krimenë në vitin 2014 dhe që atëherë e ka nën kontroll.

Ndryshe, zyrtarët ukrainas kanë deklaruar se pa gadishullin e Krimesë, Ukraina nuk është e plotë si shtet. /Telegrafi/

Exit mobile version