Telegrafi

Rusia tentoi të propagandojë kinse është larguar nga kryeqyteti ukrainas, lajmërohet Zelensky nga Kievi: Jemi të gjithë këtu

Mediat ruse që kontrollohen nga presidenti Vladimir Putin, gjatë tërë ditës kanë përhapur dezinformata kinse presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është larguar nga kryeqyteti i Ukrainës, Kievi.

E për të përgënjeshtruar këto raportime, Zelensky ka publikuar një video nga rrugët e Kievit, ku shihet duke qëndruar pranë disa këshilltarëve, transmeton Telegrafi.

“Ne jemi të gjithë këtu në Kiev, po e mbrojnë Ukrainën dhe to të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, dëgjohet Zelensky duke thënë në video.

Në anën tjetër edhe sot kanë vazhduar luftimet mes forcave ruse dhe atyre ukrainase.

E zyrtarë të lartë të Kremlinit po vazhdojnë të propagandojnë kinse nuk e kanë për qëllim të kryejnë luftime në zonat me civil, e pamjet e publikuara nëpër media ndërkombëtare e thonë të kundërtën. /Telegrafi/