Site icon Telegrafi

Rusia do të bëjë gati ushtrinë për të kryer sulme në lindje të Ukrainës

Më shumë trupa ruse janë duke u tërhequr nga periferia e Kievit, me qëllimin e vetëm që të synojë ofensivë të re në rajonin separatist Donbas në lindje të vendit, kanë bërë të ditur zyrtarë amerikanë nga Pentagoni.

Duke folur në kushte anonimiteti, ata thanë se dy të tretat e batalioneve ruse që rrethuan Kievin, janë tërhequr për në veri – pra drejt Bjellorusisë aleates së Rusisë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Zelensky: Rusia po tenton të fsheh krimet e luftës, por nuk mund të mashtrojë tërë botën

Ata theksuan se besojnë se tërheqja e trupave ruse po bëhet për t’u rigrupuar dhe furnizuar me armë, me qëllim që të përqendrojnë luftimet dikur tjetër – pra në lindje të Ukrainës.

Sinjalet janë se rusët po rifokusojnë forcat nga veriu – Mariupoli, duke lëvizur drejt Donetskut – pra në rajonin e Donbasit. E një veprim i tillë po ndodh pasi rusët dështuan të avancojnë drejt kryeqytetit të Ukrainës, që prej javësh ishte objektiv i sulmeve ajrore.

Lexo po ashtu Ukrainasit i pagëzojnë fëmijët me emrat e armëve perëndimore, që po u dërgohen që të mbrohen nga rusët

Ndërkaq tani, ministria ruse e Mbrojtjes, pretendon se qëllimi i tyre ka qenë gjithmonë “çlirimi” i rajonit të Donbasit – pavarësisht fakteve se qëllimi i tyre primar ishte marrja nën kontroll e qyteteve të mëdha të Ukrainës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version