Telegrafi

Rusia tani synon bashkimin me Transnistrinë – reagon ashpër Moldavia

Moldavia ka thënë se është thellësisht e shqetësuar nga komentet e bëra nga një gjeneral rus rreth sovranitetit të saj.

Të premten, Moldavia thirri ambasadorin rus për t’i dhënë një notë proteste shkaku deklaratave të gjeneralit rus, Rustam Minnekayev, i cili pohoi se Moska dëshiron të pushtojë Ukrainën jugore për të fituar qasje në rajonin moldav, Transnistria.

Ai bëri thirrje për respektimin e “sovranitetit territorial” dhe “neutralitetit”, raporton euronews.

Minnekayev tha në një ngjarje të industrisë së mbrojtjes se kontrolli më i gjerë i Ukrainës do t’i hapte rrugën ushtrisë ruse drejt rajonit separatist të Transnistrisë, të mbështetur nga Rusia.

Transnistria u shkëput pas një lufte të shkurtër civile në fillim të viteve 1990 dhe nuk njihet nga shumica e vendeve. Rreth 1500 ushtarë rusë janë të vendosur aty që nga lufta civile.

Lexo po ashtu Faza e dytë e agresionit rus në Ukrainë: Kontrolli i Donbasit, por edhe bashkimi me rajonin e Moldavisë

Që kur Rusia nisi sulmet e saj ndaj Ukrainës më 24 shkurt, frika është rritur se Moldavia mund të jetë synimi i radhës së Rusisë. Moldavia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian apo NATO-s.

Lufta i ka shtyrë zyrtarët moldav të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit në BE, ku gjatë muajit të kaluar dorëzoji aplikacionin. Procesi, megjithatë, ka të ngjarë të zgjasë shumë vite. /Telegrafi/