Telegrafi

Rusia sulmoi Ukrainën me raketa Kinzhal, njëra prej tyre u lansua nga Bjellorusia

Rusia sulmoi Ukrainën të shtunën me raketat e saj të avancuara Kinzhal, tha Forca Ajrore e Ukrainës në Telegram.

Raketat u lëshuan nga rajoni Tambov i Rusisë dhe po shkonin drejt rajonit Khmelnytskyi në Ukrainën perëndimore, sipas forcave ajrore, transmeton Telegrafi.

Shpërthime mund të dëgjoheshin në zonë, thanë zyrtarët në Khmelnytskyi, por nuk kishte menjëherë detaje të mëtejshme mbi sulmin.

Forcat ajrore raportuan gjithashtu se një raketë u lansua nga Bjellorusia. /Telegrafi/