Telegrafi

Një dele për një të mobilizuar në Rusi, kaq ka vlerë ushtari për Putinin

Autoritetet e Republikës së Tuvës (Federata Ruse) po shpërndajnë dele për familjet e banorëve të këtij rajoni që u rekrutuan për luftën në Ukrainë.

Në total, 91 kafshë u shpërndanë midis banorëve të rretheve Sut-Kholsky, Mongun-Tayginsky, Barun-Khemchykskyi, Ulug-Khemsky, Chedi-Khol’skiy, Erzyas, Tes-Khemsky, Chaa-Kholsky dhe Dzun-Khemchiksky.

Në rrethin Bay-Tayginsky, patate u shpërndanë familjeve të burrave të rekrutuar, raporton pravda.

Gjithashtu, bashkitë kanë filluar të shpërndajnë lakër dhe miell për këto familje. Furnizimet u dërguan në Bashkinë e Tuvas për shpërndarje të mëtejshme.

Në rrethin Barun-Khemchykskyi, qymyri iu dorëzua familjeve të rekrutëve, dhe në Shagonar, autoritetet vendosën t’u siguronin familjeve të rekrutëve dru zjarri nga sharra lokale.

Përveç kësaj, familjet me fëmijë nën moshën 17 vjeçare mund të marrin 5000 rubla (afërsisht 87 euro secila.

Më herët autoritetet e Tuvës vendosën t’u sigurojnë këtyre familjeve një dash, 50 kilogramë miell dhe dy thasë me patate dhe lakër sipas nevojës. /Telegrafi/