Në përvjetorin e parë të aneksimit nga Rusia të katër rajoneve ukrainase Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk, presidenti rus, Vladimir Putin premtoi të rindërtojë rajonet e shkatërruara nga lufta.
“Shkollat, spitalet, ndërtesat e banimit dhe rrugët, muzetë dhe monumentet do të rindërtohen”, tha ai në një video-mesazh të lëshuar nga Kremlini.
Të gjitha rajonet ruse do të ofrojnë “ndihmën e tyre vëllazërore” në përpjekjet e rindërtimit, shtoi ai.
Putin, në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe pas referendumeve që u përqeshën nga bota demokratike, nënshkroi marrëveshje me liderët okupues të katër rajoneve më 30 shtator të vitit 2022 për t’u bërë pjesë e Federatës Ruse.
Modern credit relations are structured in such a way that they serve only the interests of the “golden billion”; they abuse their position in the world – Putin
Other statements by the Russian leader:
⚡️ BRICS is not a military alliance, but a platform for developing positions… pic.twitter.com/VGS3qzz3IT
— Zlatti71 (@Zlatti_71) September 30, 2023
Ukraina vazhdon kundërsulmin me shpresën për të çliruar territoret nga pushtimi rus.
Presidenti rus e quajti aneksimin e territorit, i cili nuk u njoh nga asnjë vend tjetër në botë, “një ngjarje historike”.
Ai falënderoi qytetarët e territoreve, vendosmëria e të cilëve e bëri Rusinë edhe më të fortë, “ne jemi një komb. Dhe së bashku kapërcejmë gjithçka, gjejmë përgjigje për të gjitha sfidat”.
Edhe pas më shumë se një viti e gjysmë lufte, Rusia nuk kontrollon plotësisht asnjë nga katër rajonet e aneksuara. Ukraina gjithashtu arriti të kthejë pjesë të pushtuara të territorit gjatë luftimeve me muaj. /Telegrafi/