Site icon Telegrafi

Rusia sërish sulmon portin e Odesas – shkatërrohen 100 ton bizele dhe 20 ton elb

Guvernatori i rajonit Odesas së Ukrainës thotë se edhe gjatë mbrëmjes së kaluar forcat ruse kanë bombarduar magazinat e grurit.

Oleh Kiper tha se 100 ton bizele dhe 20 ton elb ishin shkatërruar, raporton skynews.

Gjithashtu raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur pas sulmeve me raketa ruse.

Lexo po ashtu Rusia godet grurin ukrainas pas përfundimit të marrëveshjes detare

Është dita e katërt radhazi që Odesa vihet në shënjestër të pushtuesve të Rusisë.

Por, sulmi i fundit i raportuar është më i vogël se ata në fillim të kësaj jave.

Ukraina tha se 60 mijë tonë drithë ishin shkatërruar në sulmet e së mërkurës në portet e Odesas. /Telegrafi/

Exit mobile version