Telegrafi

Rusia rrit intensitetin e sulmeve në Donbas, ndërsa presidenti polak vazhdon vizitën në Kiev

Rusia ka vazhduar ofensivën e saj në rajonin lindor të Ukrainës gjatë së dielës, gjersa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se rezultati i konfliktit do të përcaktojë të ardhmen e Ukrainës, e ardhme drejt perëndimit ose e ardhme nën pushtetin e Moskës.

Pas deklaratave se rusët morën nën kontroll Azovstalin, fabrikën e çelikut e cila ishte edhe linja e fundit e mbrojtjes në qytetin port të Mariupolit, ushtria ruse vazhdoi sulmin në qytetin industrial ukrainas, duke synuar që ta zgjerojë territorin ku shtrihet që nga viti 2014 dhe është nën kontrollin e separatistëve të cilët mbështeten nga Rusia, transmeton Telegrafi.

Në një video adresim Zelenskyy e përshkroi situatën në Donbas si një situatë shumë të rëndë, duke shtuar se “pasi që këtë po e deklaron në ditën e 87-të të agresionit rus, është një lajm shumë i mirë për ta”.

Lexo po ashtu Pamje rrëqethëse nga Mariupoli, dikur kryeqendër kulturore – sot vetëm gërmadha

“Çdo ditë që ushtarët tanë prishin planet e Rusisë, është një kontribut madhor në synimin tonë, dita të cilën të gjithë ne po e presim dhe për të cilën ne po luftojmë, ajo është Dita e Fitores”, deklaroi presidenti ukrainas.

Këto deklarata të Zelensky vijnë pas vizitës së presidentin polak, Andrzej Duda, i cili deklaroi se vetëm Ukraina vendos për fatin dhe të ardhmen e saj. /Telegrafi/