Telegrafi

Rusia rifillon granatimet e fabrikës Azovstal në Mariupol

Rusia thuhet se ka rifilluar sulmin e saj në fabrikën Azovstal të Mariupolit pas evakuimit të suksesshëm të civilëve ukrainas nga kompleksi i madh industrial.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, një nga mbrojtësit e uzinës, komandanti i gardës kombëtare ukrainase, Denys Shlega, thotë se granatimet vazhduan pasi autobusët e evakuimit u larguan.

“Një armëpushim është shpallur për dy ditët e fundit gjatë një operacioni evakuimi civil”, tha Shlega në televizionin kombëtar të dielën mbrëma.  “Dy ditë kaluan në heshtje.

“Sapo u largua civili i fundit nga uzina, filluan granatimet me të gjitha llojet e armëve”.

Shlega vlerëson se disa qindra civilë kanë mbetur brenda, së bashku me rreth 500 ushtarë të plagosur.

Një numër i civilëve pritet të mbërrijnë sot në qytetin ukrainas të Zaporizhzhia pasi arritën të shpëtojnë nga Azovstal. /Telegrafi/