Telegrafi

Rusia pushton Çernobilin, thonë zyrtarët ukrainas

Centrali bërthamor i Çernobilit është pushtuar nga forcat ruse pas një beteje të ashpër për kontrollin e zonës.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë një këshilltar i zyrës presidenciale të Ukrainës.

“Është e pamundur të thuhet se centrali bërthamor i Çernobilit është i sigurt pas një sulmi krejtësisht të pakuptimtë nga rusët”, tha Mykhailo Podolyak.

Lexo po ashtu Ushtarët ukrainas 'po japin jetën' për të shmangur një fatkeqësi të dytë të Çernobilit

“Ky është një nga kërcënimet më serioze në Evropë sot”, shtoi ai.

Ndërkohë një video, e verifikuar nga BBC, duket se tregon tanke ruse të stacionuara jashtë ish-stacionit të energjisë bërthamore.

Çernobili ishte vendi i një prej fatkeqësive më të këqija bërthamore në histori, kur një nga katër reaktorët e tij shpërtheu në vitin 1986. /Telegrafi/