Telegrafi

Rusia publikon pamjet e para të marinsave të luftanijes së mbytur Moskva – Kremlini nuk jep detaje rreth viktimave

Autoritetet ruse kanë publikuar pamjet e para të marinsave që kishin shpëtuar pas mbytjes së luftanijes, Moskva.

Kjo e fundit raportohet se është qëlluar me raketat e llojit Neptun, të cilën e kishin lansuar ushtarët ukrainas.

Anija në momentin e goditjes ishte në ujërat e Detit të Zi dhe shfrytëzohej për bombardimin e qyteteve jugore dhe lindore të Ukrainës.

“Pamjet e para të ekuipazhit të shpëtuar të Moskva në Sevastopol. Ende nuk ka informacione për viktima”, pohon gazetari i “theguardian”, Pjotr Sauer.

Lexo po ashtu Zyrtari amerikan tregon katër arsyet se pse u mbyt luftanija ruse Moskva

Kujtojmë se Rusia ka mohuar vazhdimisht se luftanija e tyre është goditur me raketa duke thënë se shkaku i një zjarri ka ardhur deri te mbytja e saj.

Ndryshe, rusët edhe sot kanë vazhduar me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/