Site icon Telegrafi

Rusia pretendon se ka pushtuar qytetin port të Mariupolit

Rusia ka pretenduar se ka pushtuar qytetin port jugor të rrethuar të Mariupolit, me përjashtim të uzinës metalurgjike Azovstal, ku po qëndrojnë rreth 2,000 luftëtarë ukrainas.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar bllokimin e uzinës, por anuloi planet për ta sulmuar atë.

Në vend të kësaj, ai dëshiron që ajo të bllokohet në mënyrë të sigurt në mënyrë që edhe “një mizë” të mos kalojë pa u vënë re, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Putin ka thënë se Rusia garanton jetën e atyre që largohen nga objekti dhe se ata do të trajtohen me respekt.

Lexo po ashtu Njëzet nga fotografitë më të fuqishme të realizuara në javët e para të agresionit rus në Ukrainë

Ai i dha urdhrat e mësipërme Sergei Shoigut, ministrit të tij të mbrojtjes, i cili i kishte thënë më parë shefit të tij se më shumë se 2000 luftëtarë ukrainas ishin ende të strehuar në fabrikën e madhe.

Mendohet se shumë civilë – ndoshta më shumë se 1,000 – janë gjithashtu të bllokuar atje.

Sipas raportimeve, ministri i Mbrojtjes ka thënë:

Rusia ka pushtuar Mairupolin. Situata është e qetë, duke i hapur rrugë kthimit të civilëve.

Shoigu tha se Rusia evakuoi më shumë se 142,000 civilë nga Mariupol.

Lexo po ashtu A do ta ndryshojë "lojën" dërgesa e re e armëve prej qindra milionë dollarësh në Ukrainë?

Ai pretendoi se 1,478 luftëtarë ukrainas tashmë janë dorëzuar, por më shumë se 2,000 luftëtarë ukrainas janë ende duke mbrojtur fabrikën metalurgjike Azovstal.

Ai tha se uzina Azovstal është e bllokuar në mënyrë të sigurt.

Sidoqoftë, asnjë nga këto pretendime nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Gjithashtu nuk ka ende ndonjë deklaratë nga pala ukrainase për t’i konfirmuar apo mohuar ato. /Telegrafi/

Exit mobile version