Telegrafi

Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll qytetin e minierës së kripës, Soledar

Rusia thotë se ka marrë nën kontroll qytetin ukrainas të minierës së kripës Soledar pas një beteje disamujore, duke e quajtur atë një hap “të rëndësishëm” për ofensivën e saj, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

Kjo nënkupton lejimin e trupave ruse të ndërpresin rrugët e furnizimit të Ukrainës në qytetin më të madh të Bakhmutit, tha ministria e mbrojtjes.

Më herët, Ukraina tha se forcat e saj ishin ende duke luftuar dhe se kishte pasur beteja aktive gjatë natës.

Luftimet rreth Soledarit kanë qenë disa nga më të përgjakshmet e luftës.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar, tha të premten se luftimet kishin vazhduar dhe se situata ishte  “e vështirë në Soledar gjatë natës”. Luftëtarët ukrainas “po përpiqeshin me guxim të mbanin mbrojtjen”, shtoi ajo, në atë që ishte një fazë e vështirë e luftës.

Rëndësia e qytetit për ushtrinë ruse kundërshtohet nga analistët ushtarakë, por kapja e Soledar ka të ngjarë të përshëndetet si një fitore pas muajsh dështimesh dhe pengesash në luftën 10-mujore të Rusisë.

Instituti për Studimin e Luftës me bazë në SHBA tha orë më parë se kishte gjasa që forcat ruse ta kenë kapur Soledar-in, por nuk besonte se kjo do të thoshte se ata më pas do të ishin në gjendje të vazhdonin të rrethonin Bakhmutin. /Telegrafi/