Telegrafi

Rusia po vazhdon të përdorë armë kimike në Ukrainë

Forcat ruse po vazhdojnë të përdorin armë kimike në Ukrainë, duke shkelur konventat ndërkombëtare.

Oleksandr Tarnavskyi, komandanti për sektorin ushtarak Tavria, tha se një incident kishte ndodhur në afërsi të Novodanylivka.

Ai tha për Kyiv Independent se kloropikrin ishte shfrytëzuar nga forcat ruse, por nuk u raportuan viktima, raporton skynews.

Kloropikrini është një substancë kimike e përdorur si gaz helmues dhe irritues që shkakton acarim intensiv të lëkurës dhe syrit ndërsa thithja e tij mund të dëmtojë organet e brendshme.

Edhe pse dikur ishte përdorur gjatë Luftës së Parë Botërore, kjo substancë tani është e ndaluar botërisht për qëllime ushtarake.

Lexo po ashtu Kina i drejtohet Rusisë: Do të jemi të paanshëm për Ukrainën

Ky nuk është rasti i parë i raportuar i Rusisë të shfrytëzimit të armëve kimike gjatë pushtimit të Ukrainës.

Shërbimi Kufitar i Ukrainës kishte raportuar më parë se ushtria ruse ka përdorur aerosol dhe granata kimike pranë Avdiivka, rajon i Donetskut. /Telegrafi/