Rusia është e fokusuar në marrjen e qytetit minerar Soledar në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës.
Kështu ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të natës të hënën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Rusët, “kanë përqendruar përpjekjet e tyre më të mëdha në Soledar”, citohet të ketë thënë ai. “Është jashtëzakonisht e vështirë – pothuajse nuk ka mbetur asnjë mur i padëmtuar”.
Trupat ukrainase kanë zmbrapsur një përpjekje të mëparshme ruse për të pushtuar qytetin, tha më herët të hënën zëvendësministri i mbrojtjes i Zelensky.
Ndërsa Zelensky tha se “qëndrueshmëria” e njerëzve të tij kishte “fituar kohë shtesë” për Ukrainën.
“Gjithçka është shkatërruar plotësisht, nuk ka mbetur pothuajse asnjë njeri i gjallë aty… Mijëra njerëz të tyre kanë humbur: e gjithë toka pranë Soledarit është e mbuluar me kufomat e pushtuesve dhe plagët nga goditjet. Kështu duket çmenduria”, shtoi ai.
Zelensky tha se administrata e tij po punonte për të çuar pajisjet ushtarake të premtuara nga aleatët e Ukrainës në vijën e frontit sa më shpejt të jetë e mundur. /Telegrafi/