Site icon Telegrafi

Rusia pezullohet nga “Bank for International Settlements”

Banka për “International Settlements” – e cila në mënyrë efektive shërben si banka qendrore e bankave qendrore – ka pezulluar bankën qendrore të Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

“Banka për Shlyerjet Ndërkombëtare po ndjek sanksionet ndërkombëtare kundër Bankës Qendrore të Rusisë, sipas rastit, dhe nuk do të jetë një rrugë për të anashkaluar sanksionet”, tha një zëdhënës i BIS-it për CNN-it në një deklaratë.

“Qasja e Bankës Qendrore të Rusisë në të gjitha shërbimet, takimet dhe aktivitetet e tjera të BIS është pezulluar”, thuhet në njoftim, raporton cnn.

Pezullimi vjen pasi fuqitë perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, vendosën sanksione ndëshkuese ndaj Rusisë dhe bankës së saj qendrore.

E themeluar në vitin 1930, BIS është në pronësi të 63 bankave qendrore, duke përfshirë Rezervën Federale të SHBA dhe Bankën Qendrore Evropiane.

BIS thotë në faqen e saj të internetit misioni i saj është të mbështesë politikën monetare të bankës qendrore dhe stabilitetin financiar përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të “veprojë si një bankë për bankat qendrore”. /Telegrafi/

Exit mobile version