Ukraina thotë se është sulmuar në qytetin Kharkiv, vetëm disa orë pasi ushtria e saj kreu sulme ajrore brenda territorit rus në qytetin Belgorod.
Qyteti Kharkiv gjendet afër kufirit me Rusinë dhe kryebashkiaku Igor Terekhov thotë se janë dëgjuar së paku pesë shpërthime në rajon, transmeton Telegrafi.
Rusia premtoi se do të hakmerrej ndaj Ukrainës, e cila kjo e fundit kreu një mori sulmesh të shtunën në Belgorod, ku mbetën të vrarë 14 persona.
Shelling of the center of #Kharkiv is reported
In particular, the Kharkiv Palace hotel was damaged. Medics are treating 8 injured, all hospitalized.
As a result of the shelling there is damage only to civilian infrastructure: medical facility, apartment buildings, stores and… pic.twitter.com/WKC1eDjWl4
— NEXTA (@nexta_tv) December 30, 2023
Ukraina thotë se për synim ishin caqet ushtarake dhe se Rusia dështoi që me mbrojtjen e saj ajrore të mbrojë civilët.
Kharkiv dhe Belgorod janë afërsisht 80 kilomettra larg njëri-tjetrit.
Pamjet të cilat janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale tregojnë dëmet e mëdha në qytetin Belgorod. Qyteti rus ishte zhytur në tym pas sulmeve të shumta. /Telegrafi/