Site icon Telegrafi

Rusia përdor çeçenët, i ngarkon me detyra – të vrasin zyrtarë ukrainasë

Njësi elitare të forcave çeçene të njohura si “gjuetarët”, janë futur në Ukrainë me vetëm një mision, për të vrarë zyrtarë të caktuar ukrainas, raportojnë mediat botërore.

Secilit prej tyre i është dhënë nga një kartë me fotografi dhe përshkrim të ndonjë zyrtari ukrainas, transmeton Telegrafi.

Lista e politikanëve dhe ushtarakëve është përpiluar nga “komitetit rus i hetimeve”. Kjo po ndodh në kohën kur vet presidenti ukrainas pranoi se është “objektivi numër një” i forcave ruse.

Njësitë çeçene besohet se tashmë gjendet në zonat malore të Ukrainës, nga ku u është urdhri të “vrasin” nëse hasin në personat që i kanë në listë.

Besohet se çeçenët vijnë nga batalioni i jugut ku shërbejnë si gardë federale. E kreu i tyre, Kadyrov është takuar me Viktor Zolotov, drejtorin e Gardës Federale si dhe kreun e Gardës Federale të Rusisë. /Telegrafi/

Exit mobile version