Ramzan Kadyrov, kreu i Republikës Çeçene të Rusisë, ka paralajmëruar se Moska “nuk do të bëjë lëshime” në luftën e saj me Ukrainën.
Ai shtoi se negociatori i Kremlinit, Vladimir Medinsky kishte gabuar duke sugjeruar të kundërtën, përcjell Telegrafi.
An odd thing: Kadyrov was one of a tiny number of people in Russia who knew about the invasion well in advance – unlike seemingly the entire cabinet and even several security officials. The Chechens failed in early special ops and since then have mostly been posing for selfies https://t.co/uIVpBb0zqz
— max seddon (@maxseddon) March 30, 2022
Medinsky, kreu i delegacionit rus në bisedimet me Ukrainën, tha më herët se gatishmëria e Kievit për të shqyrtuar statusin neutral do të përmbushte një kërkesë kryesore ruse.
Ai tha se Ukraina kishte paraqitur një sërë propozimesh gjatë bisedimeve të së martës në Stamboll, duke përfshirë gatishmërinë e saj për të miratuar një status pa armë bërthamore dhe për të hequr dorë nga oferta e saj për t’u bashkuar me NATO-n.
Megjithatë, në një deklaratë video që dukej se devijonte ashpër nga pozicioni zyrtar i Rusisë, Kadyrov tha se Vladimir Putin nuk do të ndalonte në atë që kishte nisur në Ukrainë. /Telegrafi/