Një zyrtar i lartë amerikan ka paralajmëruar se Rusia po përgatitet të zhvillojë votime për pavarësinë në territorin e pushtuar në Ukrainën lindore.
“Sipas raporteve më të fundit, ne besojmë se Rusia do të përpiqet të aneksojë Republikën Popullore të Donetskut dhe Republikën Popullore të Luhanskut në Rusi”, citohet të ketë thënë Michael Carpenter, ambasadori i SHBA-së në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
“Raportet thonë se Rusia planifikon të projektojë referendume diku nga mesi i majit”, ka shtuar më tej ai, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, “pseudo referendumet” janë diçka për të cilën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar në të kaluarën.
Në fillim të këtij viti, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se po njihte pavarësinë e dy rajoneve separatiste. /Telegrafi/