Rusia ka gjasa të ketë ndryshuar përsëri qasjen e saj ndaj luftës në Ukrainë dhe tani është e fokusuar në degradimin e ushtrisë së Kievit, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
Në përditësimin e fundit të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes tha se fushata e Rusisë e ka zhvendosur fokusin nga “uzurpimi i një territori të ri të konsiderueshëm”, transmeton Telegrafi.
“Udhëheqja ruse ka të ngjarë të ndjekë një operacion afatgjatë, ku ata mendojnë se avantazhet e Rusisë në popullsi dhe burime do të shterojnë përfundimisht Ukrainën”, thuhej në njoftim.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 24 February 2023
Find out more about Defence Intelligence: https://t.co/FlQbFgxAlv
?? #StandWithUkraine ?? pic.twitter.com/3WHAZabLSA
— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) February 24, 2023
Duke reflektuar për vitin e parë të luftës, Ministria e Mbrojtjes shtoi se Moska e kuptoi se nuk kishte arritur qëllimin e saj për të rikthyer të gjithë Ukrainën në prill.
Si rezultat, presidenti rus Vladimir Putin e përqendroi vëmendjen e tij në “zgjerimin dhe zyrtarizimin” e sundimit të Rusisë mbi Donbas, në Ukrainën lindore dhe në jug të vendit.
Që atëherë, ajo ka bërë “avancim të ngadalshëm dhe jashtëzakonisht të kushtueshëm”. /Telegrafi/