Telegrafi

Rusia lansoi një raketë gjigante që fluturoi shumë ulët mbi centralin bërthamor në jug të Ukrainës

Një raketë ruse ka fluturuar shumë “ulët” mbi centralin bërthamor në jug të Ukrainës, ka bërë të ditur operatori ukrainas që menaxhon me centralin Energoatom.

Në një kumtesë të publikuar nga operatori ukrainas, thuhet se Rusia po vazhdon ta kërcënojë sigurinë bërthamore të centraleve bërthamore të Ukrainës, duke kërcënuar tërë botën me një katastrofë të re bërthamore, transmeton Telegrafi.

“Rusia ka kryer një akt tjetër terrorist bërthamor. Një raketë gjigante ruse e ngjashme me ato të tipit Caliber, ka fluturuar shumë ulët mbi centralin bërthamor në jug”, thuhet ndër tjera në kumtesë.

Lexo po ashtu Si qëndron situata e luftimeve për momentin në Ukrainë

Sigurisht se raketa ishte shkrepur në drejtim të Kievit, ku shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Operatori Energoatom nga Ukraina ka njoftuar se forcat ruse akoma nuk po e kuptojnë se një fragment më i vogëli nga raketa që do të mund ta godiste centralin bërthamor, mund të shkaktojë katastrofë bërthamore dhe rrjedhje të materieve radioaktive. /Telegrafi/