Site icon Telegrafi

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

NATO ka ngritur në qiell aeroplanët luftarakë F-16 dhe F-35 në frontin Lindor, pasi Rusia kreu një sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë.

Forcat e Vladimir Putinit goditën infrastrukturën energjetike nëpër Ukrainë, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në këtë vend.

Rusia përdori një sërë armësh për të kryer sulmet e saj në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Këtu përfshiheshin bombarduesit strategjikë Tu-95MS për të goditur Ukrainën me raketa Kh-101 dhe Kh-55.

Shkalla e sulmit të sotëm të bombardimeve bëri që aleatët perëndimorë të ngritin aeroplanët luftarakë F-16 dhe F-35 drejt krahut lindor të NATO-s – i cili përfshin vende të tilla si Polonia dhe shtetet baltike.

“Për shkak të sulmit të Federatës Ruse, e cila po godet objekte të vendosura në territorin e Ukrainës, aviacioni polak dhe aleatët kanë filluar të operojnë në hapësirën tonë ajrore”, njoftoi Komanda Operative e Forcave të Armatosura të Varshavës.

Exit mobile version