Telegrafi

Rusia i kërkoi falje Izraelit rreth komenteve të Lavrovit se Hitleri kishte gjak hebre

Zyra e kryeministrit izraelit, Naftali Bennett tha të enjten se presidenti rus, Vladimir Putin i kishte kërkuar falje për komentet që Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov bëri në fillim të kësaj jave rreth Hitlerit dhe hebrenjtë – komente që dërguan në një luftë të furishme fjalësh midis Rusisë dhe Izraelit.

“Kryeministri pranoi faljen e presidentit Putin për komentet e Lavrovit dhe e falënderoi atë për sqarimin e qëndrimit të presidentit ndaj popullit hebre dhe kujtimit të Holokaustit”, njoftoi zyra e Bennett.

Lexo po ashtu "Hitleri kishte gjak hebre" - deklarata e Sergei Lavrovit shokon Izraelin

Megjithatë, zyra e lideri rust lëshoi një komunikatë, e cila nuk përmendte kërkim faljen rreth komenteve të Lavrovit, të cilat përfshinin pretendimin e pabazë se Adolf Hitleri kishte gjak hebre, raporton cnn.

Sipas Kremlinit, Putin dhe Bennet diskutuan gjithashtu rreth situatës në Ukrainë, duke përfshirë evakuimin e civilëve nga territori i fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol.

Lexo po ashtu Pse tani Rusia po "minon" Izraelin?

Putin tha se ushtria ruse ishte e gatshme të siguronte dalje të sigurt për civilët nga Azovstali. Ai theksoi se Kievi duhet të urdhërojë “militantët të dorëzojnë armët”.

Ndryshe, Moska dhe Jerusalemi ranë dakord kryesisht për temat e tjera për të cilat biseduan të dy liderët në një telefonatë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Izraelit. /Telegrafi/